Policia ka arrestuar shtetasin e Shqipërisë, me inicialet R.M., në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Planqor të Gjakovës.
Në njoftimin e policisë thuhet se i njëjti dyshohet se është i përfshirë në 17 raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në qytetin e Gjakovës dhe në disa fshatra përreth.
“Gjatë arrestimit dhe kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar: një çantë krahu në të cilën kishte mjete të forta që dyshohet se janë përdorur për hapjen e dyerve, dy telefona celularë, një thikë dhe disa sende të tjera që mund të lidhen me veprat penale”, thuhet në njoftim.
Ndër tjera, policia shton se në konsultim me prokurorin e shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për grumbullimin e provave të mëtejme janë duke vazhduar.
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...