Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar shoferin e veturës i cili të mërkurën goditi për vdekje një 5-vjeçar, derisa i njëjti po ngiste biçikletën.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Shaban Polluzha, Mitrovicë 03.08.2022-19:03 Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi derisa ai ishte duke drejtuar biçikletën është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte një mashkull kosovar”.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...