Policia ka arrestuar personin i cili kishte kryer vjedhje në një argjendari në Prizren, ku vlera e arit të vjedhur ishte rreth 168 mijë euro.
Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar në fshatin Greme të Ferizajt.
Gjatë kontrollit të realizuar në objektin e banimit të të dyshuarit dhe disa objekte përcjellëse, u gjetën prova të rëndësishme që lidhen me rastin.
Po ashtu, policia sekuestroi edhe automjetin që dyshohet të jetë përdorur për kryerjen e vjedhjes.
“Hetues nga Sektori i Rajonale I Hetimve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren pas një pune intensive hetimore dhe operative kanë arritur që të identifikojnë, lokalizojnë dhe të arrestojnë një të dyshuar i cili kishte kryer vjedhjen e rëndë në largjentarin e lartëpërmenduar. Në bashkëveprim me Prokurorin Themelore në Prizren, është lëshuar Urdhërkontrollë nga Gjykata Themelore në Prizren dhe janë kontrolluar objekti i banimit i të dyshuarit dhe objektet përcjellëse në fshatin Greme, KK Ferizaj”, thuhet në njoftim.
“Me urdhër të Prokurorit të çështjes i dyshuari mbahet në ndalim 48 orë. Rasti është në hetim”./Arbresh.info
Gjendet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në Ferizaj
Aksident tragjik në Autostradën “Ibrahim Rugova”...
Seanca e Apelit ndaj Pjetër Shalës mbahet sot gjatë ditës në...
Arrestohet një malazez në Bërnjak, posedonte kokainë
Prezantohet sot raporti final për zgjedhjet e 9 shkurtit
Gjermania dhe Britania krijojnë armë të përbashkët me rreze ...