Një person i moshës 35-vjeçare është arrestuar nën dyshimin e prezantimit të rrejshëm dhe dy raste të ngacmimit seksual.
Këtë e konfirmon për arbresh.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florije Ahmeti.
I dyshuari pas autorizimit të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Me datën 05.06.2020 nga hetuesit policor të stacionit të Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprat Mashtrim Prezentim i rrejshëm dy raste Ngacmim Seksual (të raportuara në prill -maj 2020) dhe një rast të Dhunimit të raportuar në vitin 2018.
“I dyshuari R.S (mashkull) 35 vjeç, i cili dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në veprat e sipërshënuara, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme procedurale”, tha ajo.
Kujtojmë se për rastin në fjalë në grupe të ndryshme ishte njoftuar për një person që po prezantohej si polic me veshje civile për të mashtruar vajzat e reja në moshë./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026