Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Pejë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është konfiskuar një armë automatike AK-47 me 10 fishekë, transmeton arbresh.info.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se me urdhër të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe gjate kontrollit ne shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një arme automatike AK-47 me një karikator me 10 fishek te kalibrit 7.62 mm dhe 10 fishek te kalibrit 7.35 mm. Me urdhër te prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet ne procedure te rregullt” thuhet në raport./arbresh.info/
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...