Në qendrën e votimit në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë është arrestuar një vëzhgues i PDK-së për posedim të fletëve false të votimit.
Agime Lajqi, menaxhere e kësaj qendre tha se ai vëzhgues pretendonte të ndikonte te qytetarët si të votojnë dhe posedonte fletëvotime false.
“E kam thirrë policinë dhe prokurorinë dhe kanë ardhur e kanë larguar prej Qendrës”, tha ajo për Kohën
Zëdhënësi i policisë në Pejë, Xhevat Ibra e ka konfirmuar rastin për KD-në duke thënë se atij personi iu kanë gjetur disa fletëvotime.
Gjithashtu edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, e ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për këtë vepër penale.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?