Arrestohet një shpërndarës i drogës në Shkup

13:42 | 11 Janar 2022

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas mesnate është arrestuar një shpërndarës i drogës në Shkup.

Arrestimi ka ndodhur në rajonin e Gjorqe Petrovit.

“Është arrestuar M.O.(40) nga Shkupi, pasi tek ai janë gjetur marihuanë, materie e bardhë, tableta, peshore digjitale dhe një thikë”, theksojnë nga MPB.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara