Arrestohet një pjesëtar i FSK-së

08:44 | 14 Maj 2022

Një pjesëtar i FSK-së është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, raporton Policia e Kosovës.

Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë ndërsa i dyshuari duke mos i respektuar urdhërat i ka kanosur zyrtarët policorë, me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje, shkruan arbresh.info.

 

“Gllogoc 13.05.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar (pjesëtar i FSK-së) nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë ndërsa i dyshuari duke mos i respektuar urdhëratë i ka kanosur zyrtarët policorë, me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara