Një 37-vjecar është arrestuar sot i dyshuar për disa vjedhje dhe tentim vjedhje në Han të Elezit.
Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari dyshohet se ka kryer këto vjedhje dhe tentim vjedhje:
– Me datën 13.03.2023 në rrugën ‘’ Imri Curri’’ në Han të Elezit është vjedhur një sasi e parave në kasafortën e Xhamisë.
– Me datën 13.05.2023 në rrugën ‘’Deshmoret e Kombit” në Han të Elezit është vjedhur nga kasaforta e Xhamisë së qytetit një sasi e parave.
– Me datën 03.06.2023 në rrugën ‘’Deshmoret e Kombit’’ në Han të Elezit është tentuar për tu vjedhur kasaforta e Xhamisë së qytetit .
– Me datën 16.06.2023 në rrugën ‘’Deshmoret e Kombiti’’ në Han të Elezit është tentuar për tu vjedhur kutia e Xhamise (ku mblidhen para për ndihma humanitare)
– Me datën 19.06.2023 në rrugën ‘’Deshmoret e Kombit’’ është tentuar për të vjedhur në Xhaminë e qytetit dhe janë demoluar orenditë.
“I dyshuari N.R është shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Osmani për Epopën e UÇK-së: Histori që vazhdon të jetojë si ...
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin ...
Policia parandalon transportin ilegal të drunjve në Podujevë
Rama: Sporti në shkolla, energji dhe garë për të rinjtë në m...
Barcelona monitoron nga afër Fisnik Asllanin
Izraeli bombardon Teheranin dhe Bejrutin, Irani sulme me rak...