Policia e Kosovës ka identifikuar një lokal në Skenderaj, ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit.
Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:
2 aparate të lojërave te fatit
2 printer
2 kompjutera, dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.
“Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa, hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore”, bën të ditur njoftimi nga policia./Arbresh.info/


Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet
Ambasadorja amerikane në Greqi: Shqipëria partner i palëkund...
LVV e vazhdon vetëm seancën për zgjedhjen e Presidentit, Hax...
Policia në Pejë arreston një person për vjedhje të rënda
Albulena Haxhiu flet me dikë në telefon para vazhdimit të se...
Vet u tërhoq, Mulhaxha-Kollçaku bën thirrje që të votohet Ru...