Është arrestuar një person në Suharekë pasi kishte shtënë me armë në oborrin e shtëpisë.
Policia në raportin 24 ka bërë të ditur se ka konfiskuar 5 gëzhoja, një armë të kalibrit 9mm, dy pistoleta, 100 copë fishekë të kalibrit 9mm dhe 100 fishekë të kalibrit 8mm.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë në oborrin e shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarës janë gjetur dhe janë konfiskuar pesë (5) gëzhoja të armës me gas të kalibrit 9 mm, ndërsa në dhomën e gjumit të të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar: dy pistoleta me gas, njëqind (100) copë fishekë të kalibrit 9mm, njëqind (100) copë fishekë të kalibrit 8 mm”, thuhet në raport.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK