Arrestohet një person në Shtime, ishte i kërkuar për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor”

18:06 | 25 Nëntor 2021

Policia rajonale e Ferizajt, ka arrestuar të dyshuarin S.R, 25 vjeçar në Shtime.

Ai ishte në kërkim me urdhër të së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor”, me dënim burgimi prej nëntë (9) muajve.

Sipas PK-së, arrestimi i tij është bërë në mesditë.

Komunikata e plotë:
Policët e stacionit policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar, sot rreth orës 14:00 kanë arrestuar personin me inicialet S.R ( M/K), 25 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor”, me dënim burgimi prej nëntë (9) muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara