Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka goditur me motoçikletë një shtetas të huaj, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, goditja me motoçikletë erdhi pas një mosmarrëveshje që ata kishin, shkruan Arbresh.info.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë / 19.04.2025-12:35. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, pas një mosmarrëveshje e ka goditur me motoçikletë viktimën mashkull shtetas të huaj, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
“Kur luajmë në shtëpi, jemi favoritë” – Arbeloa ...
Aksident tragjik në Vjenë, vdes një 17-vjeçare
Haradinaj: S’është ka më intereson me e taku Abdixhikun e me...
MINTI publikon çmimet e reja të derivateve për 7 prill: Dize...
Azemi i LDK-së dorëzon në Polici dosjen për njehsorët e rrym...
Grupi humanitar i OKB paralajmëron për përkeqësim të situatë...