Është arrestuar një person nën dyshimin se bashkë me një tjetër të dyshuar, kanë sulmuar me thika dy persona të tjerë.
Në raportin e Policisë thuhet se viktimat kanë marrë lëndime trupore, ku më pas iu është ofruar trajtim mjekësor.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes nga ku kanë sekuestruar dy thika të cilat dyshohet se janë përdorur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
RAPORTI
Rr. Muharrem Fejza (NN) 05.07.2022 – 17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se bashkë me një tjetër të dyshuar mashkull kosovar i cili gjendet në arrati kanë sulmuar me thika dy viktimat meshkuj kosovar duke iu shkaktuar lëndime trupore. Viktimave iu është ofruar trajtim mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes nga ku kanë sekuestruar dy thika të cilat dyshohet se janë përdorur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /arbresh.info/
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...