Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë për veprën penale “Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”.
Sipas njoftimit për media, policia bënë të ditur se i dyshuari është ndaluar të shtunën për kontroll ku i është gjetur dhe sekuestruar një armë, një karikator dhe tetë fishekë, ndërsa në stacionin policor i dyshuari ka deklaruar se në shtëpinë e tij posedon edhe një armë, përcjell Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 04.01.2025, rreth orёs 21:50, patrulla Policore e Planit Operativ, deri sa ishte duke ecur nё kёmbё nё rrugën “ Mbreteresha Teutё” nё Pejё, kanё ndaluar njё person pёr legjitimim gjatё kontrollit rutinё nё çantën e personit tё dyshuar ёshtё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) Armё pistoletё Zoraki M; Njё (1) karikator i sё njejtёs armё; Tetё (8) fishekё kal:7.65mm”, thuhet në njoftim.
“I dyshuari ёshtё arrestuar dhe gjatё intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, i njëjti ka deklaruar se posedon edhe njё armё nё shtёpi. Njёsitet kompetente tё Stacionit Policor nё Pejё, nё koordinim me Prokurorin e shtetit, kanё kryer kontroll/bastisje nё shtёpinё e personit tё dyshuar aty ёshtё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) Armё automatike AK47 dhe Njё (1) karikator i zbrazёt”, njofton policia.
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit është liruar nё procedurё tё rregullt./Arbresh.info

Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje