Arrestohet një person në Pejë për sulm seksual ndaj një femre

10:26 | 26 Korrik 2021

Policia ka njoftuar për një rast sulm seksual në Pejë

Një person i gjinisë mashkullore është arrestuar për shkak se kishte sulmuar seksualisht një femër kosovare.
Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti e kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara