Policia në Kaçanik ka pranuar një informatë nga një person në fshatin Doganaj, i cili kishte raportuar se qeni i tij ishte qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari R.S. (27 vjeç) dhe si pasojë kafsha kishte ngordhur.
Patrulla policore dhe hetuesit e stacionit të Kaçanikut kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë konfiskuar tre (3) gëzhoja të pistoletës së përdorur në rast.
I dyshuari R.S. është vetëdorëzuar në stacionin policor, ku ka dorëzuar armën e zjarrit (pistoletë) dhe nëntë (9) fishekë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij janë iniciuar tri vepra penale: Armëmbajtje pa leje, Përdorim i armës së zjarrit, dhe Keqtrajtim i kafshëve. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...