Është arrestuar një person nga fshati Banjë të Istogut, nën dyshimin se kishte vjedhur në një market mjete të punës në vlerë rreth 1 mijë euro.
Policia bën të ditur se rasti kishte ndodhur më 7 mars, ndërsa sot ( e martë) është arrestuar i dyshuari, ku sendet e vjedhura janё gjetur dhe janë sekuestruar.
“Pas njё pune intensive tё hetueseve tё Stacionit Policor Istog, me datёn 13.03.2025 ёshtё arritur tё identifikohet dhe të arrestohet personi i dyshuar, kurse sendet e vjedhura janё gjetur dhe janë sekuestruar. Me urdhër tё prokurorit tё Shtetit sendet e vjedhura i janё kthyer pronarit. Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari, me urdhër të prokurorit, ёshtё ndaluar pёr 48 orё”, bën të ditur njoftimi i policisë./Arbresh.info/

Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...