Sektori Rajonal i Hetimeve, pas punëve intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren në kërkim të të dyshuarit Veton Shefki Esati, për të cilin Policia Rajonale e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunim me qyetatarët për kapjen e tij, i cili dyshohet se ka kryer disa grabitje të armatosura në rajonin e Ferizajt, sot hetuesit rajonal rreth orës 14:00 kanë arrestuar personin B.K (M/K) i moshës 45 vjeçar.
Personi B.K dyshohet se i ka ofruar ndihmë pas kryerjes së veprës penale të dyshuarit Veton Esatit me dyshimim se i ka ndihmuar në transport për të kaluar kufirin nga Republika e Kosovës për në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
I dyshuari B.K është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”. /arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit