Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan.
I dyshuari ishte në kërkim nga policia pasi S.L. (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar shqiptar) dyshohej se ishte përfshirë në një rast të “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 22.03.2023.
Gjatë kontrollimit tek i dyshuari nga zyrtarët policor është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit Gardinof e kalibrit 7.65 mm, një fishek i kalibrit 7.65 mm, një karikator dhe një brisk si dëshmi për gjykatën. I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshurit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal do të përcillet në Prokurorinë Themelore./arbresh.info/

Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...