Është arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 07.03.2025.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit i është sekuestruar një armë zjarri, shkruan Arbresh.info
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Njoftimi plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, mbrëmë nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, është siguruar prezenca e personit të dyshuar:
– O.A, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,( i dyshuari i dytë), të cilit i është sekuestruar një armë zjarri.
I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për një rast tentim vrasje që ka ndodhur me datën 07.03.2025, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje