Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se sot është arrestuar një person i kërkuar në Shtime.
Bëhet e ditur se i dyshuari është një 52-vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e pyjeve ’’, me dënim burgimi prej 20 ditëve, shkruan Arbresh.info.
“Me datën 24.01.2024, rreth orës 14:00 në fshatin Petrovë të Shtimës , policët e stacionit në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, H.H (M/K), i moshës 52 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e pyjeve ’’ me dënim burgimi prej 20 ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, shkruhet në komunikatë.
Mes tjerash, Policia Rajonale e Ferizajt i ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit./Arbresh.info/
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...