Policia e Kosovës me urdhër kontrolli të gjykatës ka realizuar një operacion policor në një fshat të Podujevës, ku ka sekuestruar armë dhe municione.
Gjatë këtij operacioni është arrestuar një person i dyshuar për trafikim me armë.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, të asistuar edhe nga njësitet tjera të stacionit policor në Podujevë dhe njësinë K9, duke u bazuar në Urdhër Kontrollin e lëshuar nga Gjykata kompetente, kanë realizuar një operacion kontrolli në një lokacion në një fshat të Podujevës, me ç‘rast ka rezultuar me arrestimin e një (1) personi të dyshuar për “trafikim me armë””, thuhet në njoftim.
Gjatë këtij operacioni policor është kontrolluar një shtëpi banimi dhe janë sekuestruar provat/dëshmitë materiale si në vijim:
Me vendim të Prokurorit pas intervistimit personi i dyshuar ndalet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore./Arbresh.info/


IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...