Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë për lajmërim të rrejshëm.
Siç njofton policia më 9 prill në Fushë Kosovë, është raportuar një rast i dyshuar si grabitje. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet hetimore kanë filluar veprimet për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes.
“Pas hetimeve të zhvilluara në koordinim të ngushtë me prokurorin e shtetit, është vërtetuar se rasti i raportuar ka qenë i sajuar dhe nuk ka ndodhur në mënyrën e pretenduar nga ankuesi. Sot, personi që kishte paraqitur rastin rrejshëm është arrestuar nga policia. Ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprën “lajmërim i rrejshëm”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali: Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...