Policia e Kosovës njofton se kanë arrestuar një person të dyshuar për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur të shtunën (03.08.2024) në Shtupeq të madh – Rugovë të Pejës.
Në aksident ishte e përfshirë një motoçikletë 4 rrotëshe në të cilin ishin dy persona, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa tjeri ka marr lëndime.
Sipas policisë, fillimisht i lënduari ka deklaruar në polici se ishte pasagjer ndërsa pas hetimeve është vërtetuar se ishte shofer.
“Nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё motoçikletё (4 rrotёshe), nё tё cilёn ishin dy (2) persona, motoçikleta ishte rrokullisur dhe si pasojё njё person ka vdekur ne vendin e ngjarjёs kёtё e ka konfirmuar ekipi mjekёsor, ndёrsa personi tjetёr ka pёsuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR), dhe Prokurori i shtetit, i cili ka urdhёruar qё trupi i pajetё i viktimёs tё dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore ( IML) nё Prishtinё pёr obduksion. Fillimisht sipas deklarimit tё personit tё lënduar vozitёs ishte viktima e aksidentit, pas hetimit nga hetuesit e NJRKRR-DRP Pejё, me datё 04.08.2024 gjatё intervistimit ёshtё konstatuar se vozitёs ishte personi i lënduar tani i dyshuar pёr kёtё aksident”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhër tё prokurorit tё shtetit dërgohet nё mbajtje pёr 48- orё./Arbresh.info
Lexo edhe:
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën