Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në varrezat e Obiliqit

16:50 | 2 Gusht 2021

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshaur për ndezjen e zjarrit në Varrezat e Obiliqit.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.

“Eshtë pranuar një informatë për një zjarr afër varrezave në fshatin Babimovc të Obiliqit.
Pasi zjarrfikësit kanë fikur zjarrin, patrullat policore kanë arrestuar si të dyshuar një person, të cilit me urdhër të prokurorit i është iniciuar rasti si zjarrvënie”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre,
në të kundërtën, Policia e Kosovës paralajmëron se do marrë masa ndaj zjarrvënieve të qëllimshme apo edhe nga neglizhenca./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara