Arrestohet një i dyshuar për “Dhunë në familje” dhe “ Posedim të paautorizuar të armëve”

12:50 | 14 Shtator 2021

Policia në Suharekë ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për “Dhunë në familje” dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“ Me datën 13.09.2021 rreth orës 22:35, Policia në Suharekë kishte pranuar  një informatë  se në fshatin Maqitevë, Komuna e Suharekës personi mashkull/ kosovar (viti i lindjes 1984), i ka dëbuar anëtarët e familjes nga shtëpia dhe nuk i ka lejuar të hyjnë brenda në shtëpi.

Reagimi  policor ishte i menjëhershëm në lidhje me këtë rast, ku zyrtarët policor janë dal në vendin e ngjarjes dhe janë  marr me rastin. I dyshuari ishte në gjendje të dehur, përderisa në dhomën e gjumit në shtëpinë e tij janë gjetur (65) fishekë të kalibrit 7.62mm. “, shkruhet në raport të Policisë.

Në lidhje me këtë rast është  njoftuar  edhe Prokurori për Krimeve të rënda, dhe me urdhër të tij është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku  në një objekt përcjellës të shtëpisë së të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale edhe:

Një  armë të zjarrit (kallashnikov AK-47), dhe

Një karikator me (17) fishek të kalibrit 7.62 mm.

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit ndalet për 48 orë për procedura të mëtejme. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara