Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi po mbante me forcë gruan dhe vëllain e saj.
Siç njofton policia, gjatë ndërhyrjes, dhe kontrollit të realizuar në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatike e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe 54 copë fishekë. Në vend-ngjarje po ashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e vogël e dyshuar substancë narkotike. Ndërkohë, viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të pësuara.
“Me vendim të prokurorit të shtetit, në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë ligjore, përderisa i njëjti është ndaluar në mbajtje për procedura të mëtejshme”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...