Policia e Kosovës sot në Fushë Kosovë ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte në kërkim po nga ky shtet.
Në një njoftim të Policisë, bëhet e ditur se 28-vjeçari maqedonas, T.B, ishte i arratisur nga burgu në Maqedoni dhe po strehohej në Kosovë, përcjell arbresh.info.
28-vjeçari u kap nga organet e rendit me ndihmën e qytetarëve në këtë komunë.
Aktualisht zyrtarët policor Fushë Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Njësitin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse, lidhur me procedimin e mëtejmë të personit të arrestuar.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet në Fushë Kosovë, një person i cili kërkohej nga Maqedonia e Veriut
Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës 19:30, nga njësitet policore të Fushë Kosovës, të arrestohet personi T.B mashkull, 28 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Personi në fjalë ishte në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi që dyshohet se duke shfrytëzuar një pushim (ditë të caktuara) , të dhënë nga burgu, ku ai po vuante dënimin, është arratisur dhe strehuar në Republikën e Kosovës.
Aktualisht zyrtarët policor Fushë Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Njësitin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse, lidhur me procedimin e mëtejmë të personit të arrestuar.
Faleminderit qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës.
Kim Jong-un nuk është parë në publik për 35 ditë, duke nxitu...
Meta mbështet Kurtin pas pranimit të propozimit të BE-së: Pë...
Ministri Vitia priti në takim Ambasadoren e Kroacisë në Koso...
Vitia premton 5 milionë euro investime për Shtimen
Haxhiu takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë për krimet...
“Kështu na ka hije”, Gold AG pozon me veshje kombëtare