Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot gjatë ditës, i burgosuri, V.K, i cili më 26.09.2019 ishte larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicë (Institucion i tipit të hapur), është arrestuar nga policia.
V. K , ishte i dënuar me një vit e dy muaj burgim për veprën penale; Vjedhje Pylli,raporton arbresh.info.
I njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese Dubravë për të vazhduar mbajtjen e dënimit.
Sipas Planit Operativ “Coronavirus”, i njëjti fillimisht do t`i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, pastaj fazës katërmbëdhjetë ditore të karantimit, për të vazhduar tutje me vendosjen e rregullt./arbresh.info/
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar