Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Një shtetas i Kosovës raportohet se është arrestuar në Serbi nga policia serbe. Sipas mediave vendore, i arrestuari është Mit’hat Lozhani. Lozhani është arrestuar sot rreth orës 11;00 kur po kalonte transit në Serbi. Deri më tani, Ministria e Punëve të Jashtme ende nuk ka dhënë detaje lidhur me rastin./Arbresh.info