Policia e Kosovës, rajoni i Gjilanit, ka prangosur një persona, shtetas të Maqedonisë Veriore.
Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar për disa vepra penale që ndërlidhen me vjedhje, shkruan arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor në Viti sot me datën 07/07/2022 ka shoqëruar ne Stacionin Policor personin e kërkuar me inicialet E.M. (1979) shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut. I dyshuari është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë pasi ishte i kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, dega në Viti si i dyshuar për trembëdhjetë vepra penale ,,Vjedhje të rënda’’, ,,Vjedhje’’ dhe ,,Vjedhje në tentative’’ në disa fshatra të Komunës së Vitisë”, bënë të ditur policia.
Pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore dhe kompletimit të dokumentacionit i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë./arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira