Hetuesit policorë të stacionit “jugu” në Mitrovicë, si rezultat i hetimit të suksesshëm të bashkëpunimit të afërt me qytetarë, në orët e mbrëmjes së djeshme të datës 14 shkurt 2015, arrijnë të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin G. D. 20 vjeçar shqiptar me banim në Mitrovicë, shtetas i Kosovës.
Pas disa ditë vëzhgim dhe angazhim të hetuesve policorë në kërkim të informatave për të dyshuarin, mashtrues, rezultuan me arrestimin e të njëjtit, mbi dyshimet e arsyeshme se i dyshuari kishte arritur që të mashtronte së paku në dy raste, viktimat pronarë të automjeteve, raste këto të raportuara në muajin e fundit në Mitrovicë dhe Vushtrri.
Sipas hetimeve të deritanishme i dyshuari, përmes premtimeve për blerje të veturave viktimave ua kishte marrë veturat sipas marrëveshjeve gojore paraprake, mirëpo i dyshuari më pas nuk iu ishte përgjigjur viktimave për pagesën e të hollave.
Pas procedurave intervistuese të dyshuarit të arrestuar, me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj të dyshuarit janë iniciuar lëndë penale ‘mashtrim’ dhe ‘kanosje’.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin