E rrihte vajzën minorene, sepse refuzonte të vishte shaminë e kokës, të lexonte Kuranin dhe të mësonte gjuhën arabe. Kjo është arsyeja dhe njëkohësisht akuza që ka çuar në arrestimin e një shqiptari nga Kosova, 38 vjeç, rezident në Siena të Italisë.
Ai është ndaluar nga policia për keqtrajtim dhe dëmtim të minorenes me të cilën jetonte nën një çati. Hetimet nisën pas shenjave të dhunës të vërejtura në trupin e të resë nga disa shoqe të shkollës, e më pas edhe nga mësueset që kanë thirrur menjëherë ndihmën e shpejtë.
Vajza është shtruar në spital për shkak të provave të qarta të dhunës së ushtruar ndaj saj, e që e pengonin atë të ecte në mënyrë të rregullt. Mjekët ia kanë raportuar menjëherë ngjarjen policisë.
“E reja, – shpjegohet në një njoftim të kuesturës italiane, – është rritur në një ambient familjar të izoluar dhe të konsideruar të huaj për kushtet normale të normale sociale. Ajo nuk duhej të kishte asnjë marrëdhënie me bashkëmoshataret dhe duhej të ndiqte imponimet e ashpra të babait të saj, duke u bërë pjesë e shumicës së urdhrave radikale islamike fetare”.
Vajza tashmë është marrë në mbrojtje dhe është strehuar në një qendër rehabilitimi.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...