Në Shtime është arrestuar një person i cili ka qenë i dënuar me burgim prej 6 muaj.
38 vjeçai Sh.B akuzohet për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ’.
Sipas komunikatë së PK-së ai është arrestuar në orë 01:20 pas mesnatës.
“Patrulla e stacionit policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit 01:20 në Shtime, ka ndaluar një person me inicialet SH.B (M/K) 38 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ’’, me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve”, thuhet në komunikatë.
Sipas PK-së ai është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...