Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi dyshohet se ia ka marrë me forcë një varëse të arit një gruaje nga qafa dhe e ka goditur fëmijën e saj 7 vjeç.
“Më datë 29.07.2025, rreth orës 14:50, në rrugën “Selajdin Braha” në Prizren është raportuar një rast grabitjeje. Njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës kanë reaguar menjëherë, kanë kontaktuar viktimën femër dhe sipas viktimës, dy persona të dyshuar i janë afruar derisa ajo ishte duke ecur ne këmbë bashkë me fëmijët e saj 7 vjeçar, në atë rast njëri prej tyre i ka marrë me forcë zinxhirin e arit nga qafa viktimës dhe ka goditur fëmijën e saj 7-vjeçar. “, thuhet në njoftim.
Viktimës i është ofruar ndihmë fillimisht nga qytetarët e me pas nga ekipi mjekësor i urgjencës.
“Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve të pranishëm, njëri nga të dyshuarit është ndaluar në vendin e ngjarjes derisa ka mbërri policia. I dyshuari që është gjet në vendngjarje është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim.”
Policia është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin edhe të dyshuarit të dytë./Arbresh.info/
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje