Arrestohet i dyshuari që goditi për vdekje me veturë 7 vjeçarin

10:06 | 8 Prill 2021

Një i mitur 7 vjeçar është goditur mbrëmë për vdekje nga një veturë në fshatin Rusinovc të Lipjanit.

Policia e Kosovës bën të ditur se është arrestuar një person në lidhje me rastin, i cili është shqiptar i Suedisë, transmeton arbresh.info

Vdekjen e të miturit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, kurse me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Rusinoc, Lipjan 07.04.2021 – 16:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Suedisë, pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se e ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar (të mitur) duke i shkaktuar lëndime vdekje prurës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurort është dërguar në mbajtje.”/arbresh.info/

Lajmet më të lexuara