Mbrëmjen e së enjtes është arrestuar njëri nga të dyshuarit për rastin vrasje në tentativë, që ka ndodhur në rrugën “B” në Prishtinë.
Në njërën nga banesat në rrugën “Vëllezërit Domaneku” është arrestuar i dyshuari, L.S 24 vjeçar.
Në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 1 revole, 1 pistolete, maska, telefona mobil, katër qese substance te dyshuar narkotike, fishekë e gjësende te tjera.
Aktualisht zyrtarët policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...