Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar në Prizren pasi që për të kishe aktgjykim dënues nga Gjykata për 8 muaj burgim për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
I arrestuari me inicialet E.M 50-vjeçar është dërguar në burg për vuajtje të dënimit, përcjell Arbresh.info
Njoftimi i plotë:
“Me datën 03.03.2025, Policët e njësitit të realizimit të urdhëresave të Stacionit Policor Prizren Veri pas veprimeve operative –hetimore kanë arritur që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin E. M., mashkull 50 vjeçar nga Krusha e vogël, Prizren.
I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 8 muaj burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
I arrestuari është i dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
I arrestuari E.M. (50 vjeçar) fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit.”
Operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës për një bjeshkat...
“Përcolla botërisht shqetësimin për maskaradën e drejtësisë ...
Promovim i turizmit, Edi Rama ndan pamje nga lumi Vjosa
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...