Një 40 vjeçar është arrestuar në Mitrovicen e Jugut nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vrasje në tentativë”.
Sipas njoftimit, i dyshuari F.A., 40-vjeçar, dyshohet se me datën 12 korrik 2025, është përfshirë në një rast të ndodhur në fshatin Gojbuljë të Vushtrrisë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ishte plagosur viktima mashkull/kosovar/shqiptar, i cili ishte duke ruajtur një pronë private.
Viktima është dërguar për trajtim në QKUK, Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes, si prova materiale janë sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit.
“Nga veprimet e deritanishme hetimore, në kërkim policor mbeten edhe dy persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë rast.”, thuhet në njoftim.
Pas procedurave të intervistimit, ndaj të dyshuarit me aktvendim të prokurorit kompetent është caktuar masa e ndalimit policor.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...