Arrestohet 36 vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim dhe i dënuar nga gjykata

08:26 | 13 Tetor 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, i cili ishte në kërkim dhe i dënuar me një muaj burgim.

Sipas komunikatës së Policisë Rajonale të Ferizajt, 36 vjeçari i është arrestuar mbrëmë në Sojevë të Ferizajt.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent , ka arritur që mbrëmë në ora 21:30 në fshatin Sojevë të Ferizajt të ndalojë dhe të arrestojë një person me inicialet B.A (M/K) i moshës 36 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Vjedhje’’ me dënim burgimi prej një (1) muaji.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara