Më datë 29.04.2025, rreth orës 20:45, Policia Rajonale e Ferizajt ka arrestuar në fshatin Dardani të Ferizajt një person të kërkuar me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
I arrestuari, L.H. (M/K), 30 vjeç, ishte në kërkim për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, për të cilën ishte dënuar me 10 muaj burgim.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore dhe kompletimit të dokumentacionit përkatës, personi është dërguar për vuajtjen e dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave gjyqësore ndaj të gjithë personave që nuk i janë përgjigjur thirrjeve të gjykatës, duke kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe garantimin e sigurisë publike”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra
Bajrami: Mosdalja në votime protestë qytetare – është koha t...
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora