Policia e Kosovës ka arrestuar një 29 vjeçar në Ferizaj, pasi i dyshuari ishte i kërkuar për veprat penale, ”Ngacmim dhe Vjedhje”.
Ai është arrestuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
“Me datën 12.04.2024 rreth orës 15:30 policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar SH.H ( M/K) i moshës 29 vjeçar. Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale: ” Ngacmim dhe Vjedhje” me dënim burgimi prej 160 ditëve dhe pas kompletimit të dokumentacionit policët e stacionit të Kaçanikut e kanë dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton policia.
Tutje, policia Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë.
Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë
“Saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet tutje në komunikatë./Arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...