Policia e Kosovës njofton se kanë arritur ta arrestojnë një person i cili dyshohet se me datën 27.08.2024 në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” në Prishtinë ka plagosur me armë zjarri një person.
Siç thuhet në njoftim, 29-vjeçari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Më datën 27.08.2024, është raportuar për gjuajtje me armë në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” në Prishtinë, ku nga arma e zjarrit është plagosur një person.
Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.
Puna e zyrtarëve nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, prezencën e të cilit e kanë siguruar sot.
Nga hetuesit policor gjithashtu është bërë sekuestrimi i një arme zjarri e cila dyshohet të jetë përdor në rast.
Personi i dyshuar Sh.A, mashkull, 29 vjeç, është intervistuar nga ana e policisë dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
Ndaj tij po kryhen procedurat për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje./Arbresh.info

Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...