Policia e Kosovës në Ferizaj sot ka arrestuar një 26-vjeçar, i kërkuar nga Policia për vjedhje të rëndë në fshatin Greme të kësaj komune.
Sipas komunikatës së organeve të rendit, 26-vjeçari F.R ishte i dënuar me burg për një vit e gjysmë nga Gjykata Themelore në Ferizaj, përcjell arbresh.info.
Pas arrestimit dhe kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar që ta vuajë dënimin për vjedhjen që kishte bërë.
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj
Sot, në ora 16 30 në fshatin Greme të Ferizajt policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës F.R (M/K) i moshës 26 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ”Vjedhje e rëndë” me dënim burgimi prej 1 vit e 6 muaj
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Ronaldo shënon golin e parë, shpëton Al Nassrin nga humbja
Kupa e Kosovës, Caktohen gjyqtarët e ndeshjeve të 1/8 së fin...
Erdogani pret Kurtin në një pallat në Stamboll
Osmani kërkon drejtësi për masakrën e 3-4 shkurtit të vitit ...
Blinken shtyn udhëtimin në Pekin pas zbulimit të balonës spi...
Kampi Nacional hap dyert për akomodimin e ekipeve kombëtare