Një 24-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se me datën 11 prill 2025 në fshatin Stanovc të Vushtrrisë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së ankuesit.
Policia e Kosovës njofton se në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë e gjatë AK 47 me 26 fishek.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të çështjes, ku pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale “shkaktim i rrezikut përgjithshëm””, thuhet në njoftim./Arbresh.info
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje