Një person është arrestuar të martën pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në rrugën “Afrim Selmanaj” në Shtime.
Policia njofton se tek i dyshuari L.F 21-vjeçar, është gjetur arma me të cilën dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut, përcjell Arbresh.info.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si prova materiale është sekuestruar arma ( pistoletë)”, thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ” Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”./Arbresh.info
67.1 milionë shikues ndoqën debatin Harris-Trump
Një dekadë burg për ish agjentin e CIA-s që spiunoi për Kinë...
Mot i paqëndrueshëm sot në Shqipëri
Lansohet sot projekti “Siguria e fëmijëve në trafik”, merr p...
Lansohet sot thirrja për investime në pajisje për ngrohje, m...
Mblidhet sot Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale