Arrestohen tri shtetase të Shqipërisë për prostitucion

09:54 | 21 Prill 2021

Në Fushë Kosovë janë arrestuar tri femra shtetase të Shqipërisë të dyshuara se kanë kryer veprën penale mundësim apo detyrim në prostitucion, shkruan arbresh.info.

Po ashtu janë sekuestruar 140 euro dhe katër telefona.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 20.04.2021 – 15:20. Janë arrestuar tri të dyshuara femra shqiptare shtetase të Shqipërisë nën dyshimin se të njëjtat kanë kryer veprën penale mundësim apo detyrim në prostitucion. Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe 140 (një qind e katër dhjet) € dhe 4 telefona. Të njëjtat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara