Tre shtetas të huaj janë arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, deri tek sulmi erdhi pas një mosmarrëveshje mes tyre, shkruan Arbresh.info.
Pas intervistimit, njëri është liruar ndërsa dy të tjerë janë dërguar në mbajtje.
“Lipjan 27.07.2025-05:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të huaj pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Emërllahu flet për herë të parë si lojtar i Polissyas: Kosov...
Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe, reagon ambasad...
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë
Gjykata Speciale del me njoftim: Fjalët përmbyllëse të mbroj...