Janë arrestuar tre persona të dyshuar në Prishtinë lidhur me vepër penale ‘trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të trafikimit’.
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikim me Qenie Njerëzore, NJHTQNJ-Prishtinë, në vazhdën e luftimit të dukurive negative dhe veprave tjera kriminale, ka zhvilluar një hetim disamujor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbime seksuale të trafikimit’.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar:
E dyshuara e parë e arrestuar dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’, neni 171, kurse dy të dyshuarit e arrestuar dyshohet ta kenë kryer veprën penale ‘shërbime seksuale të trafikimit’, neni 231, transmeton Indeksonline.
Me këtë rast janë identifikuar edhe dy viktima të trafikimit, të cilat pas intervistimit janë trajtuar në bazë të procedurave të parapara për viktimat e trafikimit.
Lidhur me rastin me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, thuhet në komunikatën për media./Arbresh.info/
Ministri iranian: Jemi gati për luftë, por edhe për dialog!
Katër ankesa në shqyrtim nga PZAP për zgjedhjet e 28 dhjetor...
Automjeti godet për vdekje këmbësorin në Tiranë
Për një javë, 41 të lënduar si pasojë e aksidenteve në Feriz...
Midis mosmarrëveshjeve dhe bashkëpunimit: Raportet e komunav...
Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri babë e bir nga Shq...